Ibrahim Dresheviqi ishte i pafat kur shënoi autogol për skuadrën e tij Karagumruk, që u mposht në shtëpi nga Adana Demirspori.
Karagumruku humbi me rezultatin 3:2, ndërsa Dresheviqi shënoi gabimisht në portën e vet në minutën e 84-t.
Ishte edhe goli i fundit në ndeshjen që i takoi xhiros së 34-t të Superligës së Turqisë.
Futbollisti i Kosovës e kompletoi ndeshjen te vendësit. Karagumruku ka 44 pikë në pozitën e nëntë, kurse Adana Demirspori tani ka 63 pikë.