Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq ka shënuar të martën një gol në fitoren 3:1 të Karagumrukut kundër Belediye Derinçe, në kuadër të Kupës së Turqisë.
Ai shënoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërsa kompletoi ndeshjen.
Me fitore, Karagumruku ka kaluar në 1/16 e Kupës së Turqisë.