Sport

Haalandi, prioritet i Barçës

Foto: Reuters

Forma fantastike me Dortmundin ka bërë që për Erling Haalandin të interesohen shumë klube të mëdha.

Në mesin e gjigantëve evropian që kanë shfaqur interesim për 20-vjeçarin është edhe Barcelona. “AS” shkruan se presidenti i ri i Barçës, Joan Laporta e ka norvegjezin si prioritetin kryesor për afatin kalimtar të verës.

Përveç planit për të transferuar Haalandin, Laporta pritet të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër, në mënyrë që ta kthej Barçën në krye të futbollit spanjoll dhe atij evropian. Haalandi ka shënuar 31 gola në 29 paraqitje me Dortmundin këtë sezon.