Sulmuesi Erling Haaland pritet të jetë i gatshëm sërish për lojë për skuadrën e Borussia Dortmundit, shumë më herët sesa që është menduar.
“Do ta kemi ndihmesë edhe Erlingun. Erling është përmirësuar shumë në ditët e fundit”, ka thënë trajneri i Dortmundit, Marco Rose.
Haaland do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e së shtunës kundër Wolfsburgut sipas tij.
Futbollisti që ka vlerën e 150 milionë eurove ka pasur dëmtim në ijë. Ndeshjen e fundit e zhvilloi në Kupë, më 16 tetor, kur Dortmundi fitoi 3:1 kundër Mainzit.
Haalandi ka shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshje këtë edicion, ndërsa rikthimin e plotë pritet ta bëj kundër Bayern Munichut më 4 dhjetor.