Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi kontribuon në fitoren e Norvegjisë

Norvegjia ka bërë hap të rëndësishëm në garën për t’u kualifikuar në Evropian, për herë të parë që prej vitit 2000.

Norvegjezët të martën mbrëma fituan 2:1 përballë Gjeorgjisë, në kuadër të Grupit A kualifikues të Evropianit. Erling Haaland dha kontribut me golin për 1:0 në minutën e 25-të, ndërsa Martin Odegaard shënoi për 2:0 në minutën e 33-të. Budu Zivzivadze shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, por nuk pati forcë të kthehej më në lojë. Skocia prinë në Grupin A me 15 pikë nga pesë ndeshje.

Në katër lojë, Spanja ka nëntë pikë. Shtatë pikë ka Norvegjia në vendin e tretë, ndërsa Gjeorgjia ka katër pikë në vendin e katërt. E fundit është Qiproja, pa pikë.