Sport

Haaland i pandalshëm te Dortmundi

Foto: Reuters

Dortmundi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Bundesligë. Të dielën në “Signa Iduna Park”, Dortmundi mposhti Union Berlinin me rezultatin 4:2.

Dy gola në këtë takim i shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke gjetur golin në minutën e 10-të me Raphael Guerreiro. Në minutën e 24-t, Erling Haaland dyfishoi epërsinë. Me rezultat 2:0 u mbyll pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë vendasit dominuan. Në minutën e 52-të Marvin Friedrich shënoi autogol për 3:0.

Në minutën e 57-të Max Kruse ngushtoi epërsinë në 3:1. Për 3:2 shënoi Andreas Voglsammer në minutën e 81-të.

Por dy minuta më vonë nikoqirët realizuan edhe një herë me Haalandin për 4:2.

Pas pesë ndeshjeve Dortmundi ka 12 pikë ndërsa Union Berlini gjashtë.