Guinea ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Afrikës në futboll falë një goli të realizuar në minutën e 98-të.
Në një të tetën e finales, të dielën, Guinea fitoi 1:0 ndaj Guinesë Ekuatoriale për të avancuar në çerekfinale. Mohamed Bayo e shënoi golin vendimtar.
Kupa e Afrikës po zhvillohet në Bregun e Fildishtë.
Guinea ka avancuar në çerekfinale për herë të parë që nga viti 2015.