Mesfushori Ilkay Guendogan mund të largohet nga Manchester City këtë verë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm, përcjellë "Goal.com".
Arsyeja që Guendogan ka vepruar në këtë mënyrë, është se nuk ka marrë garanci të mjaftueshme nga trajneri Pep Guardiola se do të luajë rregullisht edicionin e ri, transmeton Koha Ditore.
Guendogan dëshiron të jetë titullar te City dhe nëse kjo nuk i garantohet, atëherë do të largohet.
28-vjeçari këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 39 ndeshje për Cityn në të gjitha garat. Ai është pjesë e skuadrës angleze prej vitit 2016 kur u transferua nga Dortmundi për 30 milionë euro.