Pep Guardiola nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren ndaj Dortmundit. City i Guardiolas fitoi 2:1 me dy gola të vonshëm.
“Jemi mësuar së fundi të bëjmë rikthime. Nuk po më pëlqen. Kemi luajtur në mënyrë të gabuar sot. Nuk ishim agresiv, ishim pasiv. Në momentin që ndryshuan ritmin me Fodenin, Bernardo Silvan dhe Julian Alvarezin, shënuam dy gola të shkëlqyer”, ka thënë Guardiola për BT Sport.
Ai është i lumtur për golin shumë të bukur të John Stones, që realizoi me goditje nga distanca.
Ai ka vlerësuar edhe Dortmundin, ndërsa ka përsëritur që City nuk ka luajtur mirë.