Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur shumë i lumtur për fitoren të dielën në derbi kundër Manchester Unitedit, por ka dhënë kritika për disa lojtarë.
“Ka qenë një pjesë e parë e shkëlqyer. Shënuam katër gola dhe kemi mundur të shënonim edhe më shumë. Pas pjesës së parë ishte më e vështirë. Ishte fitore e madhe, ndeshje shumë e mirë. Të gjithë në stadium ishin të lumtur dhe u kënaqëm pasi ishte fitore ndaj rivalit. Ishte një pasdite shumë e mirë për ne”, tha fillimisht Guardiola.
“Në përgjithësi ishte shumë mirë sesa agresiv ishim, por natyrisht ata e kanë Bruno Fernandesin dhe Christian Eriksenin, ata kanë kualitete. Ne ishim të vetëdijshëm për hapësirat dhe lojtarët tonë të sulmit e bënë diferencën në pjesën e parë. Ne mund të fitojmë apo të humbim por ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Disa lojtarë nuk ishin të mirë sot kështu që duhet të përmirësohen. E përkryera nuk ekziston, është e pamundur. Por ne duhet të provojmë”, përfundoi Guardiola.
Më pas ai u pyet për Phil Fodenin dhe Erling Haalandin.
“Foden ka dëshirë, mënyra se si vrapon është gjëja kryesore. Ai meriton të luajë në secilën herë dhe ka kualitet. Ai është lojtar i ri dhe është realitet. Ai meriton gjithçka. Haalandi, shifrat flasin vetë. Ai e ka bërë këtë gjë edhe më parë. Ne mundohemi ta ndihmojmë atë në këtë rreth. Shifrat janë të frikshme, me të vërtetë. Ai sheh 10-të lojtarë që vrapojnë pa top, me përpjekje për njëri-tjetrin, dhe të njëjtën gjë dëshiron ta bëj edhe vetë. Ata e shohin, edhe ky e sheh. Për këtë arsye kemi suksese në këto vjetët e fundit. Prapa saj është përpjekja dhe dëshira për të arritur sa më shumë suksese”, u shpreh Guardiola.