Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vendimi i Guardiolas: Ditë pushimi para superndeshjes me Real Madridin

Pep Guardiola

Si përgatiteni për të përmbysur disavantazhin prej 3:0 ndaj Real Madridit në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve?

Nëse jeni Pep Guardiola ua jepni lojtarëve një ditë të lirë.

“Lojtarët sot janë në shtëpitë e tyre me familjet e tyre. Më pas ata do t’i dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe në ‘WhatsApp’ dhe nesër do të shohim njëri-tjetrin”, ka thënë trajneri i Manchester Cityt të hënën, një ditë para se skuadra e tij të luajë ndeshjen e kthimit me 15 herë kampionin e Evropës.

Ndeshja zhvillohet të martën nga ora 21:00, në “Etihad”.

Në fakt Guardiola u shfaq i qetë ndërsa fliste për detyrën “madhore” me të cilën përballet Manchester City pas dështimit në ndeshjen e parë në Madrid. Federico Valverde kishte shënuar tre gola për fitoren impresive të madrilenëve të mërkurën e kaluar.

Edhe Harrohet rivaliteti, Guardiola falënderon Mourinhon: Strategji perfekte Futboll 5 muaj më parë Harrohet rivaliteti, Guardiola falënderon Mourinhon: Strategji perfekte

“Nuk kam një plan specifik, pos që thjesht të përpiqem”, ka thënë Guardiola.

“Duhet të jetë ndeshje e përkryer në shumë, shumë aspekte – me njerëzit tanë, me vendimet e gjyqtarëve. Shumë, shumë gjëra duhet të jenë shumë të mira”, ka shtuar njëri prej trajnerëve më të mirë në botë.

Guardiola ka shtuar se kjo është ndeshje futbolli dhe se në futboll mund të ndodhë çdo gjë. 

“Së pari duhet të provojmë ta fitojmë ndeshjen dhe më pas të shohim se çka do të ndodhë. Shumica e lojtarëve janë të rinj në këtë përvojë dhe nuk jemi grupi që ishim për shumë vjet. Por në të njëjtën kohë është përvojë e jashtëzakonshme dhe mundësi për të provuar”.

Sipas Guardiolas, krijimi i shanseve nuk do të jetë problem. Vendimtare do të jetë, thotë trajneri i Cityt, mënyra se si do të mbrohet skuadra.

Ai ka përmendur disa rikthime të pabesueshme të Manchester Cityt në përpjekje për të motivuar skuadrën.

Edhe Guardiola do të peshojë lojtarët dhe më pas do të vendosë për formacionin Futboll 6 muaj më parë Guardiola do të peshojë lojtarët dhe më pas do të vendosë për formacionin

“Nuk ka shumë gjëra për të thënë. Është si finale. Është ndeshje e përkryer për përmbysje. Përzgjedhjen tashmë e kam bërë. E di cili ekip do të startojë nesër. Kam ndoshta një mëdyshje, por pjesa tjetër është e qartë”.

Guardiola ka njoftuar se skuadra do të ketë stërvitje të lehtë të martën paradite.