Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola pret shumë gola nga Haalandi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pret që sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, të shënojë shumë gola deri në fund të sezonit aktual. Ai uron që rekordi i golave në Premier League të vendoset sa më shpejt nga Haalandi.

Norvegjezi 22-vjeçar është një gol larg rekordit të ri për gola të shënuar gjatë një edicioni në Premier League. Ai ka barazuar me gola Andy Cole dhe Alan Shearerin.

Deri në fund të edicionit aktual në elitën e futbollit të Anglisë kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

Haaland në 30 ndeshje në sezonin aktual në Premier League ka shënuar 34 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

“Sigurisht, është mirë për të dhe ekipin nëse thyen rekordin. Është një rekord që nuk është thyer për një kohë të gjatë dhe ndoshta një ditë dikush do të thyejë atë që Erlind vendos, sepse mendoj se ai do të shënojë shumë më shumë gola në Premier League para fundit të sezonit”, ka thënë Guardiola.

Haaland ka shënuar edhe 12 gola në Ligën e Kampionëve, tre gola në Kupën FA dhe një në Kupën e Ligës.

Artikuj të ngjashëm