Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola: Mourinho do të rikthehet më konkurrues se kurrë

Jose Mourinho dje është shkarkuar nga posti i trajnerit te Manchester United.

Klubi anglez vendosi për shkarkimin e Mourinhos, pasi renditet plot 19 pikë poshtë Liverpoolit kryesues, i cili pikërisht këtë diel e mposhti me rezultat 3-1, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithsesi, me trajnerin portugez solidarizohen kundërshtarët e tij të mëdhenj. Fillimisht ishte Jurgen Klopp, kurse tani edhe Pep Guardiola është ai që flet për shkarkimin e portugezit.

“Kur ndodhin gjëra të tilla unë ua mbaj krahun trajnerëve”, tha Pep. “Shkarkimi vjen kur rezultatet mungojnë. Klubet na kontaktojnë dhe projektojnë tek ne ambiciet e tyre për fitore, por askush nuk i di gjithë ato që përjeton një trajner”.

“Nga këto pozita unë jam me Mourinhon. Ai ka gjithë mbështetjen time dhe jam i bindur se me forcën e karakterit dhe eksperiencën e jashtëzakonshme që zotëron do të rikthehet shumë shpejt edhe më konkurrues së më parë”, ka përfunduar Guardiola.