Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se asistenti i tij, Mikel Arteta, ka pasur bisedime me Arsenalin lidhur me mundësinë që të jetë pasues i Unai Emeryt në Emirates.
Arteta është kandidati numër një për t’u bërë trajner i “Topçinjve” pas takimit me krerët e klubit. “Goal” raporton se negociatat do të vazhdojnë, me një vendim përfundimtar që do të merret deri në fund të javës.
Arteta s’ka pasur më herët përvojë menaxheriale, por ka shërbyer për tre sezone si asistent i Guardiolas.
Teksa Guardiola ka thënë se 37-vjeçari do të jetë pjesë e stafit në çerekfinalen e së mërkurës ndaj Oxfordit, ai ka konfirmuar bisedimet mes asistentit dhe Arsenalit.
“E di atë që doni ta dini. Sot e kam parë atë. Ai do të udhëtojë. Ishim aq të mençur që e kemi marrë dhe tani të tjerët e duan. Ai është person i mrekullueshëm, trajner i mirë, dhe për këtë ia doli mirë me ne. Po bisedon me Arsenalin andaj nuk e di se çka do të ndodhë”, ka deklaruar Guardiola.
Edhe
Guardiola: Më pëlqen ta shikoj Arsenalin
I pyetur për takimin e Artetas të hënën me krerët e Arsenalit, Guardiola ka thënë se “e di këtë”.
“Ai është i rritur, e di çfarë do. Ai ishte tejet i sinqertë me mua”, ka shtuar Guardiola.