Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola kërkon transferimin e Leaos

Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës të bëjnë çmos për ta transferuar sulmuesin e Milanit, Rafael Leao. Mediumet angleze raportojnë se City krahas dëmshpërblimit është i gatshëm t’ia ofrojë klubit italian edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, portugezin Joao Cancelo.

Sulmuesi 23-vjeçar i Milanit në Serie A ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 18 ndeshjet e sezonit aktual. Pjesë e Milanit është që prej vitit 2019, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Interesim për sulmuesin e Porrugalisë kanë shprehur edhe Bayerni, Chelsea, Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Artikuj të ngjashëm