Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë fitore edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Championsit ndaj Borussia Dortmundit.
City fitoi 2:1 të martën mbrëma në Angli, me gol të shënuar në minutën e 90-të.
“Do të shkojmë në Dortmund për të fituar ndeshjen. Në pjesën e parë sonte nuk ishim të shkathët kur e kishim topin në pronësi. Pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë dhe kemi pasur dy-tri shanse të pastra për të shënuar edhe golin e dytë e të tretë kur rezultati ishte 1:0. Ne kemi një rast tjetër javën e ardhshme”, ka thënë Guardiola për BT Sport. “Borussia Dortmundi është skuadër tipike e Ligës së Kampionëve. Ajo ka luajtur në këtë garë për kohë të gjatë dhe di si të paraqitet këtu. Por ne shkojmë në Gjermani për të shënuar”, ka shtuar Guardiola.