Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në mision për ta eliminuar Leipzigun dhe për ta vazhduar rrugën në Champions

Pep Guardiola duhet patjetër të avancojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në fund ta fitojë trofeun evropian me Manchester Cityn. Në të kundërtën nuk do të vlerësohet puna e tij te kampioni në fuqi i Anglisë. Guardiola e ka parasysh këtë dhe pranon se koha e tij në krye të Cityt do të vlerësohet vetëm nga suksesi në Champions, pavarësisht se sa herë do ta udhëheq ekipin drejt suksesit në Premier League. City të martën e pret skuadrën e Leipzigut në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Champions.


Guardiola synon t’ia sigurojë ekipit të tij avancimin në çerekfinale për herën e gjashtë rresht. Megjithatë nuk do të jetë lehtë për Cityn, i cili barazoi 1:1 në duelin e parë të luajtur në Gjermani.

Ndeshja mes Cityt dhe Leipzigut do të nis në orën 21:00 dhe luhet në “Eithad Stadium”.

Trajneri spanjoll beson se City do ta tejkalojë ekipin gjerman, duke pasur parasysh edhe përkrahjen e fuqishme që do ta ketë nga tifozët. Për Guardiolan, tentimi për t’i dhënë fund pritjes së Cityt për sukses në garën elitare të Evropës, të cilën nuk e ka fituar asnjëherë, është burim i frustrimit dhe inspirimit. 52-vjeçari e ka fituar katër herë titullin e kampionit të Anglisë, ndërsa ka edhe katër trofe të Kupës së Ligës dhe një të Kupës FA gjatë shtatë vjetëve të suksesshme në krye të Cityt.

Mirëpo, atij i mungon trofeu i Championsit, të cilin e ka fituar dy herë si trajner i Barcelonës. Suksesin nuk arriti ta përsëritë me Bayern Munichun e deri më tani as me Cityn. Herën e fundit Guardiola ka triumfuar në Champions në vitin 2011.

Edhe Guardiola: Më pëlqen ta shikoj Arsenalin Futboll Guardiola: Më pëlqen ta shikoj Arsenalin

Në vitin 2021, City u mposht në finale nga Chelsea, ndërsa vitin e shkuar u eliminua në gjysmëfinale nga Real Madridi.

“Po, e kam parasysh se puna ime në këtë klub do të vlerësohet vetëm nga suksesi në Champions. Prej ditës së parë që jam në klub të gjithë vazhdimisht më pyesin se kur do ta fitojmë këtë garë, e që nuk është lehtë edhe pse kemi qenë afër. Megjithatë, ne nuk do të dorëzohemi dhe do të tentojmë sërish”, ka thënë Guardiola të hënën në konferencën për shtyp.

“Është e rëndësishme të luftojmë për çdo trofe dhe këtë do ta bëjmë”.

Krahas Championsit, City është në garë edhe për ta mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë si dhe ka arritur në çerekfinale të Kupës FA. Në Premier League, City zë vendin e dytë në tabelë dhe ka pesë pikë më pak se Arsenali.

Guardiola ka thënë se tash fokusi është te Championsi dhe skuadra e Leipzigut, të cilën e
ka vlerësuar lart.

“Ne duhet ta imponojmë veten në këtë ndeshje për shkak se luajmë para tifozëve tanë dhe duhet të fitojmë. Nuk është lehtë dhe nuk ka rëndësi me sa gola, por thjesht të fitojmë dhe të kalojmë tutje. Duhet ta bëjmë detyrën tonë, edhe pse përballë kemi një ekip të papërshtatshëm si Leipzigu. Pas fazës së grupeve asnjë kundërshtar nuk është i lehtë”, ka thënë Guardiola.

Edhe mesfushori i Cityt, Kevin de Bruyne, beson në kualifikim në çerekfinale, por thotë se kjo mund të arrihet vetëm nëse nuk e nënçmojnë për asnjë moment Leipzigun.

“E njohim mirë Leipzigun, pasi edhe vitin e shkuar jemi përballur me të dhe për këtë arsye nuk duhet
ta nënçmojnë në asnjë mënyrë. Është një ekip cilësor dhe shumë agresiv. Nëse nuk e nënçmojmë dhe
bëjmë lojën tonë, atëherë besoj se do të jemi në çerekfinale. Ky është synimi fillestar përpara se të mendojmë për triumf në këtë garë”,
shtoi De Bruyne.

Edhe De Bruyne kthehet në “Etihad” për përballjen me Cityn Futboll De Bruyne kthehet në “Etihad” për përballjen me Cityn

Edhe te Leipzigu optimizmi është i madh para duelit të kthimit me Cityn. Kështu ka insistuar trajneri Marco Rose. Ai ka thënë se pret që Leipzigu ndaj Cityt ta bëjë paraqitjen më të mirë të këtij edicioni, falë të cilës do të kualifikohet në çerekfinale të Championsit.

“Ne kemi luajtur me Cityn para tri javësh dhe e kemi parasysh shumë mirë se çka na pret këtë herë. Duhet të tregohemi të pjekur përballë një ekipi të tillë, pasi vetëm kështu mund ta mposhtin. Besimi është shumë i madh dhe personalisht pres që ekipi të bëjë paraqitjen më të mirë të sezonit, e cila mund të na garantojë kalimin”, është shprehur
Rose. “Ne nuk do të fokusohemi vetëm te Haalandi, pasi City në radhët e veta ka shumë lojtarë të klasit botëror. Jemi gati ta dëshmojmë forcën tonë edhe një herë ndaj Cityt,me të cilin barazuam në ndeshjen e parë. Nuk do të jetë lehtë, por kjo është fazë e eliminimit dhe gjithçka mund të ndodhë”.

Te Leipzigu për këtë ndeshje pritet të jetë i gatshëm edhe Dani Olmo, I cili është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të aktivizohet në pjesën e dytë për ta ndihmuar ekipin drejt realizimit të synimit të madh.

Të martën mbrëma zhvillohet edhe një ndeshje tjetër. Skuadra e Interit përballet në udhëtim me Por-
ton, ekip të cilin e mposhti në duelin e parë në Itali me rezultatin 1:0. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mund të shkarkohet në rast se nuk e eliminon Porton në 1/8 e finales. Inzaghi është në presion të madh pas rezultateve jo të mira në Serie A, sidomos pas humbjes së fundit nga Spezia,
2:1. Për dallim prej Interit, Porto ka seri impresive në shtëpi. I ka fituar nëntë prej dhjetë ndeshjeve të fundit në “Estadio Do Dragao”. Interi nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Championsit prej vitit 2011, kur e pati fituar këtë garë, ndërsa Porto është kualifikuar dy herë në katër sezonet e fundit në mesin e tetë ekipeve më të mira.

“Kemi shumë humbje këtë sezon, zakonisht në ndeshjet që i luajmë në udhëtim, dhe ndaj Portos duhet të bëjmë më shumë për të fituar dhe për të kaluar tutje”, është shprehur Inzaghi, ekipi i të cilit të dielën përballet me Juventusin në kuadër të
kampionatit italian

E martë (21:00)

Man. City – Leipzig (1:1)

Edhe Guardiola kërkon kualifikimin në Champions Futboll Guardiola kërkon kualifikimin në Champions

Porto – Inter (0:1)

*Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para