Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se lojtarët e Liverpoolit do të simulojnë për të fituar ndeshjet. Këto deklarata të tij vijnë vetëm pak ditë para se të dy skuadrat të përballen në “Anfield Road”.
Lideri i Premier Leagues, Liverpooli, do ta presë kampionin në fuqi, Manchester City, më 10 nëntor, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSadio Mane shënoi golin e fitores për Liverpoolin të shtunën në minutën e 94-t. Liverpooli triumfoi me kthim ndaj Aston Villas me shifrat 2:1. Me të njëjtin rezultat Manchester City e mposhti Southamptonin.
Pas 11 xhirove, Liverpooli kryeson me 31 pikë, gjashtë më tepër se Manchester City, që zë vendin e dytë e tetë më tepër se Leicester City e Chelsea, që zënë pozitat tre e katër.
“Ka ndodhur shumë herë, ajo që ka bërë Liverpooli në vitet e fundit është për shkak se Mane është talent i veçantë. Nganjëherë është simulimi e nganjëherë është talenti për të shënuar gola të jashtëzakonshëm në minutat e fundit”, ka thënë Guardiola.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)