Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City demolon Liverpoolin, vazhdon presionin për titull

Manchester City ka treguar paraqitje të shkëlqyer të shtunën në derbin kundër Liverpoolit, dhe mban ende gjallë shpresat për titull kampioni në Premier League.

City i Pep Guardiolës në ndeshjen e parë të xhiros së 29-të të elitës angleze të futbollit, fitoi ndaj Liverpoolit të Juergen Kloppit, 4:1, me rikthim të rezultatit.

Kjo fitore u arrit pavarësisht mungesës së sulmuesit më të mirë të skuadrës, Erling Haaland.

Mohamed Salah kaloi mysafirët në epërsi prej një goli në minutën e 17-të pas një veprimi të mirë.

Vetëm dhjetë minuta zgjati festa e mysafirëve, pasi Julian Alvarez barazoi shifrat në 1:1.

53 sekonda pasi nisi pjesa e dytë, Riyad Mahrez pas një kundërsulmi të shpejtë pasoi për Kevin de Bruynen që nuk e pati vështirë të shënonte nga afërsia.

Iklay Guendogan shënoi për 3:1 në minutën e 53-të, ndërsa Jack Grealish vulosi rezultatin përfundimtar të takimit, në minutën e 74-t.

Pas 28 ndeshjeve të luajtura, City ka 64 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet me 42 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Artikuj të ngjashëm