Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City fiton ndeshjen dramatike, eliminon Liverpoolin

Manchester City ka shënuar fitore në një të tetën e finales së Kupës EFL në Angli.

City të enjten mbrëma fitoi derbin dramatik kundër Liverpoolit 3:2 dhe ka kaluar në çerekfinale të garës.

City ishte në epërsi tri herë.

Në minutën e 10-të realizoi Erling Haaland, sulmuesi norvegjez. Për Haalandin ishte goli i 24-t këtë edicion.

Fabio Carvalho barazoi shifrat në minutën e 20-të.

Riyad Mahrez shënoi për 2:1, dy minuta pas pushimit. Por gëzimi i tij zgjati vetëm një minutë.

Edhe City “shkatërron” Liverpoolin Futboll City “shkatërron” Liverpoolin

Ishte Mohamed Salah që barazoi shifrat.

Ndërkohë, Nathan Ake në minutën e 58-të ia dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola. Ishte goli i tij i parë që prej muajit prill.

City është në rrugë të mbarë për ta fituar trofeun e pestë, dhe do ta bënte Guardiolën trajnerin më të suksesshëm në historinë e kësaj gare.