Është pritur me shumë interesim reagimi i Manchester Cityt pasi u shpall fajtor për 114 akuzat për thyerje të rregullave për ferplej financiar.
Në fushë, të dielën, vendimi nuk kishte ndonjë ndikim. Në “Anfield”, Manchester City fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Liverpoolit, në derbin e xhiros së gjashtë të Premier Leagues.
Sfida në fakt u vendos në pjesën e dytë dhe vetëm pasi Liverpooli mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Ryan Gravenberch u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 47-të, ndërsa kartonin e dytë të verdhë e mori në minutën e 62-të.
Dhe City menjëherë e shfrytëzoi epërsinë numerike.
Edhe
City “shkatërron” Liverpoolin
Erling Haaland realizoi për 1:0 në minutën e 65-të. Vetëm tre minuta më pas, Jeremy Doku shënoi për epërsinë 2:0 të Manchester Cityt.
Ndërkohë Rayan Cherki e shënoi golin e tretë në minutën e 78-të.
Manchester City, që tani drejtohet nga Enzo Maresca, ka fituar gjashtë ndeshjet e këtij edicioni të elitës angleze. Udhëheq në tabelë me 18 pikë, tri më shumë se kampioni në fuqi, Arsenali. Ndërkohë Liverpooli ka rënë në vendin e nëntë. I ka nëntë pikë.
Manchester City kohë më parë u shpall fajtor për shkeljet e shumta. Vendimi u zyrtarizua gjatë periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare. Dënimi nuk i është caktuar Manchester Cityt. Klubi i madh ka apeluar vendimin, që mund të tronditë gjithë futbollin anglez.
City po e fiton bindshëm derbin në “Anfield”
Manchester City është duke fituar 3:0 ndaj Liverpoolit në “Anfield”.
Edhe
Supersfida në “Anfield” i takon Cityt
Liverpooli mbeti me një lojtar më pak në minutën e 62-të, kur pas kartoni të dytë të verdhë u përjashtua Ryan Gravenberch. Menjëherë në minutën e 65-të, Erling Haaland shënoi për 1:0.
Jeremy Doku e shënoi golin e dytë për Cityn në minutën e 68-të, kurse për 3:0 shënoi Rayan Cherki në minutën e 78-të.