Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola: Ka shumë ndeshje për titullin e kampionit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se lufta për titull të kampionit në Premier League do të vazhdojë deri në xhiron e fundit.

Spanjolli thotë se ka akoma ndeshje për t’u luajtur deri në fund të edicionit.

“Ka ende nëntë ndeshje, shumë pikë. Deri në fund do të jetë një garë e ngushtë.

Ne kemi pikë dhe një ndeshje më shumë, në pushimin ndërkombëtar do të jemi lider por kush e di”, deklaroi Guardiola. Manchester City është lider në Premier League me 70 pikë. Në vendin e dytë është Liverpooli me 66 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm