Kur kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund të kampionatit, Liverpooli e pret Manchester Cityn në ndeshjen që mund ta vendosë titullin e kampionit në Premier League.
“Të kuqtë” janë në formë të mirë, ndërsa së fundmi fituan 5:1 në udhëtim te Sparta Praga në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Ndeshja mes Liverpoolit e Cityt zhvillohet të dielën në orën 16:45 dhe i takon xhiros së 28-të të elitës angleze.
Liverpooli është i pari me 63 pikë, një më shumë se Manchester City dhe dy më shumë se Arsenali i vendit të tretë. Arsenali të shtunën nga ora 18:30 luan me Brentfordin.
City pas fitores në mesjavë në Champions ndaj Copenhagenit, 3:1, tani ka 20 ndeshje pa disfatë në të gjitha garat.
Edhe
Të dielën derbi i madh Liverpool – City
Skuadra e Pep Guardiolas është në garë për ta fituar tripletën edhe një herë tjetër. Në rast të arritjes së një rezultati pozitiv në “Anfield”, gjasat do t’i ketë dukshëm më të mëdha.
Liverpooli vetëm një herë ka humbur nga City në 20 ndeshjet e fundit në “Anfield”.
Ka 13 fitore e gjashtë barazime.
Mohamed Salah, që pritet të luajë në këtë ndeshje, mbetet futbollisti më i rrezikshëm për skuadrën e Cityt. Ai i ka realizuar 11 gola dhe ka shtatë asistime në 19 paraqitjet e fundit kundër Manchester Cityt.
Edhe
City – Liverpool, derbi i madh evropian
Ndërkohë, City është duke e synuar fitoren e dhjetë rresht si mysafir në të gjitha garat, për herën e tretë nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.
Chelsea – Newcastle luhet të hënën nga ora 21:00 dhe e mbyll xhiron e 28-të në kampionatin anglez.