Memphis Grizzlies ka humbur ndeshjen e dytë rresht pa Ja Morantin. Grizzlies në takimin e fundit u mposht nga Los Angeles Lakersi, 112:103. Morant është duke u hetuar pasi në një video të publikuar në rrjetet sociale, u pa teksa mbante armë në një klub nate në Colorado.
Anthony Davies shënoi 30 pikë dhe shtoi 22 kërcime në fitoren e Lakersit, ndërsa LeBron James mungoi në këtë ballafaqim për shkak të lëndimit të këmbës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Konferencën e Lindjes, lideri Milwaukee Bucks luajti pa yllin Giannis Antetokounmpo që ishte i sëmurë, por mposhti skuadrën Orlando Magic, 134:123. Milwaukee zgjati serinë e fitoreve si mysafir në nëntë ndeshje.
Kyrie Irving realizoi 33 pikë dhe ndihmoi Dallas Mavericksin në fitoren ndaj Utah Jazz, 120:116. Luka Donçiq shtoi 29 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime. Brooklyn Netsi ndërkohë e fitoi duelin e tretë rresht. E mposhti Houston Rocketsin, 118:96.