Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gripshi “Ylli i javës” në Superligë

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 24-t në Superligën e Kosovës.

Gripshi ishte shënues i një goli në fitoren e Ballkanit ndaj Malishevës me rezultatin 2:0.

Futbollisti i Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si 'Ylli i Javës' për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për kupë”, ka thënë Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Artikuj të ngjashëm