Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka shpallet “Ylli i Javës”

Mbrojtësi i Malishevës, Agon Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhaka e ka fituar çmimi “Ylli i Javës” pas vlerësimit të komisionit të veteranëve të futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas komisionit, Xhaka ishte ndër më të mirët në fushë ndaj Llapit, ndërsa edhe shënoi golin e fitores për skuadrën e Malishevës.

Vetë Xhaka është shprehur i lumtur me këtë vlerësim, duke shtuar se është motiv shtesë për të punuar dhe për t’u paraqitur sa më mirë në të ardhmen.

“Është një ndjenjë e veçantë të jem i nderuar si ylli i javës, si dhe një motiv shtesë për të punuar më shumë. Ky çmim shkon si një falënderim për klubin e Malishevës dhe bashkëlojtarët që kanë kontribuar që unë sot të jem ylli i javës. Ne do të luftojmë edhe në ndeshjen e ardhshme në të njëjtën mënyrë, që të marrim 3 pikë dhe të vazhdojmë drejt objektivave të klubit'', tha Xhaka për faqen zyrtare të FFK-së.