Antoine Griezmann, 32-vjeçar, është kthyer në formën më të mirë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për Atletico Madridin.
UEFA e ka zgjedhur së fundmi lojtarin më të mirë të xhiros së katërt për shkak të paraqitjes së tij ndaj Celticut.
Francezi, përveç se shënon shumë gola, është edhe asistues i jashtëzakonshëm për bashkëlojtarët e tij. Në La Ligën spanjolle edicionin e kaluar kishte 16-të asistime.
Griezmanni me Atletico Madridin në duelin kundër Villarrealit të dielën nga ora 21:00, do ta kërkojë golin e 300-të në karrierë.
Nëse nuk shënon të dielën, një mundësi të tillë do ta ketë me Francën në dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” që do t’i luajë këtë muaj, kundër Gjibraltarit dhe Greqisë.
Në La Liga në edicionin aktual ka shtatë gola të shënuar.