Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann ia siguron fitoren Atletico Madridit

Antoine Griezmann - Atletico Madrid

Antoine Griezmann ka shënuar dy gola për fitore të Atletico Madridit ndaj Almerias.

Të dielën mbrëma, Atletico Madridi fitoi 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të La Ligas spanjolle.

Griezmann shënoi për 1:0 që në minutën e pestë. Jose Maria Gimenez i Alteticos shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 37-të.

Por francezi shënoi tjetrë gol në minutën e 43-të për fitoren e Atleticos.

Atletico renditet e treta me 60 pikë nga 29 ndeshje. Real Madridi është i dyti me 62 pikë. Almeria renditet e 17-ta me 30 pikë.

Artikuj të ngjashëm