Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gratë në udhëheqje: Vetëm mes meshkujve

Karen Espelund kishte net pa gjumë. Çdo ditë, ajo zhvillonte ide, tema dhe qasje të reja. Dhe, për çdo ditë, idetë e temat e saj përballeshin me një rezistencë të fortë. 

Megjithatë, ajo nuk dorëzohej kurrë dhe kjo bëri që para më shumë se tri dekadave, Espelund të bëhej gruaja e parë që u ul në bordin e Federatës së Futbollit të Norvegjisë (NFF). “Unë nuk doja të isha vetëm një maskotë për meshkujt e tjerë të bordit”, thotë Espelund. “Por për fat të keq, gratë në nivelin e bordit gjithmonë duhet ta dëshmojnë veten, shkruan sot Koha Ditore.

 Duhet të punojmë më shumë se meshkujt dhe të jemi dukshëm më të përgatitura”. Espelund ngulmoi dhe nuk ndalej me punën e saj. 

Në vitin 1999, ajo u bë sekretare e përgjithshme në federatë. Ndërsa, prej vitit 2012 deri në vitin 2016, ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Si rezultat i kësaj, Espelund e rriti dukshëm praninë e grave në futboll, por jo edhe sa dëshiron ajo. Espelund, megjithatë, mbetet një përjashtim më shumë sesa rregull. 

Kjo për faktin se vetëm 3.7 për qind të pozitave udhëheqëse në futbollin evropian janë të mbuluara nga gratë. Këtë e ka konfirmuar edhe studimi i rrjetit ndërkombëtar “FARE” (Futbolli kundër racizmit në Evropë). 

Espelund ndihet keq prej këtyre shifrave, por insiston se nuk do të ndalet dhe kërkon një gjë të tillë edhe prej grave të tjera. Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë meshkujt e përfshirë nëpër borde mund të binden nga puna e grave...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm