Mbrojtësi i krahut te Liverpooli, Joe Gomez, ka rinovuar kontratë me këtë klub britanik deri në vitin 2024.
“Nënshkrimi i kësaj kontrate vlen sa bota për mua”, ka thënë Gomez.
“E dua klubin, më pëlqen të luaj dhe të mësoj këtu dhe jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu”, ishin fjalët e 21-vjeçarit pas nënshkrimit, transmeton ksp.
Gomez erdhi në Anfield në vitin 2015 nga Charlton Athletic, që nga atëherë i ka bërë 59 paraqitje me skuadrën e parë.