Paraqitjet e mira në këtë edicion për Joe Gomez me fanellën e Liverpoolit, pritet të shpërblehen nga drejtuesit e klubit.
Sipas “Daily Mirror”, drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin anglez.
21-vjeçari po kalon formë të shkëlqyer me “Të Kuqtë”, duke qenë njëri ndër lojtarët kryesorë këtë sezon.
Mbrojtësi anglez ka kontratë me Liverpoolin, deri në vitin 2022.