Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gomes i turpëruar me performancën e tij te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, e pranon se është i turpëruar me performancën e tij te skuadra e La Ligas dhe nganjëherë ndihet i frikësuar të dalë nga shtëpia.

Organizatori portugez Gomes u transferua te Barcelona nga Valencia në korrik të vitit 2016 për 35 milionë euro, me mundësi që të rritet vlera e transferimit edhe për 20 milionë euro, varësisht nga performanca e tij.

Mirëpo Gomes ka dështuar të lërë gjurmë që nga transferimi në "Camp Nou", duke shënuar vetëm tre gola në 72 ndeshje në të gjitha garat.

Ndonëse trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, si dhe trajneri mëhershëm Luis Enrique kanë mbrojtur Gomesin, 24-vjeçari rregullisht është kritikuar nga mediat dhe është fishkëllyer nga tifozët e vet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm