Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona refuzon një ofertë për Andre Gomesin

Barcelona raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 31 milionë funteve për mesfushorin Andre Gomes.

Në fillim të muajit qershor mediumet britanike kanë raportuar se menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e kishte identifikuar portugezin si përforcim të mundshëm për sezonin e ri.

Unitedi dëshiron të përforcojë mesfushën, por klubi spanjoll nuk e ka ndërmend shitjen e tij gjatë kësaj vere.

Catalunya Radio raporton se Barça ka refuzuar një ofertë për 23-vjeçarin, i cili sezonin e kaluar dështoi të shfaqë formën e tij në 27 paraqitje për klubin.

Artikuj të ngjashëm