Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli më i mirë i fundjavës, ai i Florent Muslijës apo Emir Sahitit [VIDEO]

Dy futbollistët e Kosovës kanë shënuar gola spektakular në këtë fundjavë.

Emir Sahiti ka shënuar supergol me të jashtmen, në stilin e Ricardo Quaresmas.

Futbollisti i Kosovës në minutën e 65-të me Hajdukun e Splitit, ka shmangur një futbollist dhe me të jashtmen e ka dërguar topin në rrjetë.

Hajduku po fiton ndaj Varazhdinit 2:0 në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës së futbollit të Kroacisë.

Për Sahitin ishte goli i katërt i edicionit në elitën e futbollit të Kroacisë. Ai ka edhe tri asistime.

Edhe Sahiti me supergol kontribuon në fitoren e Hajdukut Sport Sahiti me supergol kontribuon në fitoren e Hajdukut

VIDEO:

 

Florent Muslija ka shënuar supergol nga gjuajtja e lirë për Paderbornin.

Futbollisti 24-vjeçar i Kosovës ka shënuar në minutën e 20-të për epërsinë e Paderbornit në udhëtim te Sandhauseni në kuadër të xhiros së 29-të.

Për të është goli i tetë i kampionatit.

Edhe Kush gjuan më bukur me të jashtmen, Sahiti apo Quaresma? Sport Kush gjuan më bukur me të jashtmen, Sahiti apo Quaresma?

VIDEO: