Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Supergol i Muslijës nga korneri

Muslija

Florent Muslija ka shënuar supergol nga goditja e këndit. Ai edhe asistoi në një tjetër gol të shënuar nga Fortuna Dusseldorfi. 

Por, shkëlqimi i mesfushorit me tipare sulmuese të Kosovës, i ka mjaftuar Fortuna Dusseldorfit, që të shtunën fitoi ndaj Greuther Furthit, 2:1. 

Para se ta realizonte supergolin, Muslija asistoi fillimisht në minutën e 24-t për 1:0, në golin që e shënoi sulmuesi zviceran, Cedric Itten. 

Më pas, 27-vjeçari realizoi nga korneri për 2:0, në minutën e 65-të. 

Ai luajti deri në minutën e dytë të kohës shtesë. Muslija ka tri gola e një asistim në edicionin aktual të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. 

Edhe Muslija flet për golin nga korneri Sport Muslija flet për golin nga korneri

Muslija një gol të shënuar e një asistim i ka edhe në Kupën e Gjermanisë. 

Dusseldrofi është i 16-ti me 17 pikë, dy më shumë se Greuther Furthi, në pjesën e poshtme të tabelës.