Dinamo Zagrebi e ka fituar 1:0 derbin e madh të Kroacisë ndaj Rijekës. Ndeshja e së dielës ishte e vlefshme për xhiron e 24-t. Pikët e rëndësishme Dinamo i siguroi me golin e shënuar në minutën e 95-të. Madje nga pika e bardhë.
Penalltinë në gol e shndërroi Fran Brodiq. Arbër Hoxha startoi te Dinamo dhe luajti deri në minutën e 70-të. Arijan Ademi u aktivizua prej minutës së 58-të. Lindon Selahi luajti deri në minutën e 86-të për Rijekën. Rijeka mbetet e para me 50 pikë nga 24 ndeshje.
Hajduku është i dyti me 49 pikë, ndërsa Dinamo i ka 47 pikë në pozitën e tretë, por ka luajtur një ndeshje më pak.