Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i katërt rresht për Imerin në Superligën e Zvicrës

Kastriot Imeri ka kontribuar me një asistim në fitoren e Servettes në udhëtim ndaj Lausannes me rezultatin 3:0. Imeri shënoi për golin e dytë të shënuar në minutën e 67-të. Ai në minutën e fundit të takimit të luajtur të dielën u zëvendësua në minutën e 90-të.

Për sulmuesin kosovar është goli i katërt rresht në elitën e futbollit zviceran. Në 12 paraqitje ka shënuar gjashtë gola, ndërsa ka edhe dy asistime për Kupë. Me këtë fitore pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, Servette zë vendin e gjashtë me 18 pikë, sa kanë edhe Grasshoppersi dhe Sioni.