Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri shënon në fitoren e thellë të Young Boysit

Kastriot Imeri ka shënuar golin e parë të fitores së thellë të Young Boysit kundër Servettes, ish-skuadrës së tij.

Të shtunën në mbrëmje në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës, Young Boysi fitoi përballë Servettes, 6:1.

Imeri e hapi serinë e golave në minutën e 11-të të ndeshjes, ndërsa e kompletoi këtë ballafaqim.

Ai në verën e vitit të kaluar u transferua te gjiganti zviceran pikërisht nga Servette.

Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, u inkuadrua në lojë te vendësit nga minuta e 72-të.

Imeri 22-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka kontribuuar me dy asistime për skuadrën e tij në këtë sezon.

Young Boysi ka 61 pikë në vendin e parë, 20 pikë më shumë se Servette që është menjëherë prapa.

Artikuj të ngjashëm