Arbër Hoxha e ka realizuar golin e parë me fanellën e Dinamos së Zagrebit, por nuk i ka mjaftuar skuadrës së madhe për ta shmangur eliminimin nga Liga e Konferencës.
Dinamo e Zagrebit të enjten mbrëma u mposht në udhëtim te PAOK-u grek me rezultatin e thellë, 5:1.
Dinamo në ndeshjen e parë kishte fituar 2:0.
Por u befasua në pjesën e parë kur i pranoi tri gola në minutën e 27-të, 33-të dhe të 52-të.
Më pas, Hoxha realizoi për 3:1 në minutën e 49-të. Ai shënoi gol të bukur me gjuajtje të fuqishme me të majtën.
Edhe
Dinamo i afrohet titullit, Hoxha regjistron tjetër asistim
Rezultati 3:1 e dërgonte ndeshjen në vazhdime, por kroatët më pas pranuan edhe dy gola tjerë dhe u eliminuan nga një e teta e finales në Ligën e Konferencës.
PAOK-u avancon në çerekfinale, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojë të premten në mesditë.
Fenerbahçe u mposht në shtëpi 1:0 nga Royale Unioni, por ka kaluar tutje pasi ndeshjen e parë e fitoi 3:0.
Befasi nuk ka lejuar as Fiorentina. Fiorentina fitoi 4:3 në udhëtim te Maccabi Haifa në ndeshjen e parë, kurse në Itali barazoi 1:1.
Hoxha shënon gol për Dinamon
Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, e ka ngushtuar epërsinë për Dinamon e Zagrebit në duelin në udhëtim te PAOK-u.
Hoxha shënoi në minutën e 49-të për 3:1.
Edhe
Hoxha fiton penalltinë që ia siguroi një pikë Dinamos
Është ndeshja kthyese e një të tetës së finales në Ligën e Konferencës.
Në “Maksimir”, Dinamo e Zagrebit fitoi 2:0 në javën e kaluar.