Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Beqirajt nuk mjafton, Deçiqi eliminohet

Ekipi shqiptar i kampionatit të Malit të Zi, Deçiqi i Tuzit, nuk ka mundur ta kaloi raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të enjten në Podgoricë, Deçiqi pësoi 2:1 nga Dinamo Minsk, skuadra e njohur e Bjellorusisë. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1 dhe kështu Dinamo avancoi tutje.

Golin për Deçiqin e shënoi sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj. Ai realizoi gol me goditje me kokë. Por goli i Beqirajt nuk mjaftoi ndaj ish-skuadrës së tij.