Deçiqi i Tuzit ka barazuar në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të enjten mbrëma në Podgoricë, skuadra shqiptare e kampionatit të Malit të Zi, luajti 1:1 me Dinamo Minskun.
Skuadra bjelloruse, Dinamo, ishte vendase, por vendosi që ndeshjen ta organizoi në Podgoricë.
Skuadrat bjelloruse janë urdhëruar që të luajnë në terren neutral dhe pa praninë e shikuesve.
Stefan Benkoviq kaloi në epërsi 1:0 Deçiqin në minutën e 26-të.
Por menjëherë në minutën e 33-të, Dinamo Minsku barazoi shifrat në 1:1.
Gola të tjerë nuk u realizuan.
Ndeshja e dytë luhet pas një jave po në Podgoricë.
Artikuj të ngjashëm