Një start i dobët u pasua nga tre çerekë dominimi, realizime dhe mbrojtje të fortë madje edhe kundër një prej lojtarëve më të mëdhenj dhe më të vështirë për t'u ndalur, James Hardenit. Edhe trajneri i Warriorsave, Steve Kerr është befasuar me startin e ngadalshëm dhe nga reagimi e furishëm më pas i basketbollistëve të tij.
“Nuk e di pse skuadra jonë është kështu. Kështu disi po veprojmë”, ka deklaruar Kerr.
Por prapë Golden State Warriors mund të arrijë drejt finales së katërt rresht të NBA-së, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.
Klay Thompson realizoi nëntë treshe dhe 35 pikë në tërësi, ndërsa Warriorsat ndalën Hardenin në pjesën e dytë dhe u kthyen nga disavantazhi i hershëm prej 17 pikëve, duke triumfuar 115:86 të shtunën mbrëma në shtëpi ndaj Houston Rockets. Seria finale e plejofit të Konferencës Perëndimore në NBA është barazuar në 3:3 dhe finalisti do të vendoset në ndeshjen e fundit të serisë në Houston.
“Mund të thoni se jam lindur për këtë. U ndjeva aq mirë”, ka deklaruar Thompson.
Stephen Curry realizoi 29 pikë, prej tyre pesë treshe, në një natë ku Harden pati 32 pikë, nëntë asistime e shtatë kërcime, ndërsa fundori Chris Paul mungoi për shkak të një lëndimi muskulor.
Kevin Durant pati vështirësi duke realizuar për Golden Staten vetëm gjashtë nga 17 tentimet nga loja, por prapë shënoi 23 pikë. Golden State dominoi në pjesën e dytë duke realizuar 55 pikë karshi 20 sa i pati Houstoni, para se trajnerët të zëvendësonin lojtarët kyç, kur kishin mbetur edhe 4:28 minuta deri në fund të lojës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)