Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gol e asistim nga Avdijaj në Bundesligën austriake

Donis Avdijaj ka qenë vendimtar në fitoren e Hartbergut të shtunën mbrëma. Ai shënoi një gol e asistoi në një tjetër, për fitoren 2:1 të Hartbergut në udhëtim tek Altachu, në ndeshjen e xhiros së 20-të.

Avdijaj fillimisht asistoi në minutën e 67-të për 1:1, ndërsa realizoi gol gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka pesë gola të shënuar e tri asistime në edicionin aktual të Bundesligës austriake.

Avdijaj luajti deri në minutën e 89-të për mysafirët, ndërsa Atdhe Nuhiu u inkuadrua në minutën e 88-të tek Altachu.

Hartbergu është në vendin e katërt me 33 pikë dhe është në grupin që lufton për titull kampioni. Altachu në grupin që lufton për mbijetesë zë vendin e dhjetë me 17 pikë.