Donis Avdijaj ka kontribuuar me asistim në fitoren e Hartbergut të dielën.
Hartbergu në xhiron e 17-të të Bundesligës austriake fitoi 2:0 në shtëpi kundër Wolfsbergerit.
Avdijaj asistoi në golin për 2:0, në minutën e 53-të, ndërsa luajti deri në minutën e 83-të. Ai ka katër gola e dy asistime në edicionin aktual.
Ndërkohë në Hungari, Driton Camaj ka shënuar gol në disfatën e Kisvardas në shtëpi nga Diosgyori, 2:1, në ndeshjen e xhiros së 16-të.
Artikuj të ngjashëm