Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goal: Shaqiri shkëlqen, zëvendësuesit e mbajnë Liverpoolin në ritëm

Pas debutimit si titullar për Liverpoolin në Premier Ligë ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar rastin e tij për të treguar se sa shumë mund ta ndihmojë skuadrën.

Pas fitores prej 3 me 0 ndaj Southamptonit e përditshmja britanike Goal i ka kushtuar një artikull formës së lartë të Liverpoolit, kurse ka potencuar paraqitjen fantastike të Shaqirit.

“Shtatë fantastike! Shaqiri shkëlqen, derisa zëvendësuesit e mbajnë Liverpoolin në ritëm”, është titulli që Goal ka vendosur për sfidën e sotme.

Goal më tutje shkruan se, “sulmuesi zviceran ishte i përfshirë në dy gola përderisa Liverpooli e mposhti Southamptonin 3 me 0, për të shënuar fitoren rekorde, të shtatën radhazi në të gjitha garat”.

Anfieldi duhej të priste për të parë nga afër transferimin e ri të “Të Kuqve” 13 milionësh, por ata e kanë pëlqyer se çfarë kanë parë, transmeton Koha.net. Ky është fillimi më i miri i Liverpoolit në 28 vitet e fundit dhe nuk ka shenja të ngadalësimit.

Edhe Shaqiri konfirmon se është shumë i vlefshëm për Liverpoolin Sport Shaqiri konfirmon se është shumë i vlefshëm për Liverpoolin

“Duke pasur vetëm 34 minuta aktive deri më tani, Shaqiri sot pati 45 minuta. Me dy asistime, megjithatë, përfaqësuesi i Zvicrës u sigurua që prezenca e tijt të ndjehet, në një ditë që nënvizoi përfitimet e një skuadre të pajisur mirë”, shkruan Goal.

Pasi kishte përdorur vetëm 12 titullarë në pesë ndeshjet e para të Premier Ligës, Jurgen Kloppi ishte i lumtur të kthehej nga zëvendësuesit e tij sot. Ishin tri ndryshime nga mesjava në ndeshjen ndaj PSG-së, me Shaqirin titullar.

Kjo nënkuptoi edhe ndryshim të formës, me Kloppin që e nisi me formacionin 4-2-3-1. Shaqiri, në rolin e dhjetëshit, pas treshes Firmino, Salah, dhe Mane. E në mbrojtje Matip hyri në vend të Joe Gomez, që ishte starti i tij i parë nga marsi.

“Në një ditë të ngrysur në Merseyside, shkëlqimi i Shaqirit ishte aty për ta parë të gjithë. Duke pasur lejen për të lëvizur nëpër fushë në kërkim të hapësirës, 26 vjeçari mjaft shumë ishte në kontakt me topin dhe tregoi gatishmërinë që të punonte gjë që do ta ketë kënaqur trajnerin e tij”, shkruan Goal.

Më tutje Goal shkruan, “ishte vrapimi i tij inteligjent, kontrolli i mençur dhe goditja me të djathtën që i dha epërsinë Liverpoolit pas vetëm dhjetë minutave. Një devijim i dyfishtë, njëri nga Shane Long dhe tjetri nga Hoedt, nënkuptoi se përpjekjet e Alex McCarthy në vijën e portës ishin të kota”.

Më pas ishte Matip, zëvendësuesi tjetër, që u sigurua se gjërat të jenë edhe më mirë, duke shënuar 11 minuta më vonë.

“Ashtu siç ishte, Shaqiri pati edhe një rast në përfundim të pjesës së parë. Kur Salahu u faulua rreth 30 metra nga porta, ai mori përgjegjësinë për të ekzekutuar një gjuajtje të lirë fantastike që u ndal nga shtylla, e topin e kthyer Salah e dërgoi në rrjetë”, thuhet më tutje në artikull. “Mbreti egjiptian mund ta falënderojë Shaqirin për golin e tij të tretë këtë sezon”.

Edhe Kloppi e vlerëson krosimin e Shaqirit si të jashtëzakonshëm Sport Kloppi e vlerëson krosimin e Shaqirit si të jashtëzakonshëm

Shtatë fitore në shtatë ndeshje pa luajtur lojën shpërthyese, futbollin e pandalshëm që e pamë aq shumë në sezonin e kaluar.

“Të Kuqtë” funksionalë po e kryejnë punën, dhe po e bëjnë shumë mirë.