Ndonëse po përballet me lëndime të shpeshta, Xherdan Shaqiri po jep kontribut te gjiganti anglez, Liverpool. Ai të dielën startoi në derbin e madh ndaj Manchester Unitedit dhe kishte paraqitje të mirë. Luajti deri në minutën e 76-të në ndeshjen që përfundoi 0:0.
Për Shaqirin ishte ndeshje jubilare, e 50-ta me fanellën e Liverpoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam krenar që kam regjistruar paraqitjen e 50-të për Liverpoolin”, ka shkruar Shaqiri të hënën në rrjetet sociale.
Në këto 50 paraqitje ylli shqiptar i futbollit ka realizuar tetë gola e tetë asistime.
Këtë edicion Shaqiri ka vetëm nëntë paraqitje. Mungoi shumë për shkak të lëndimeve. Ka pesë paraqitje në Premier League, dy në Champions dhe nga një në dy kupat angleze.