Xherdan Shaqiri ka asistuar për Liverpoolin në ndeshjen kundër West Ham Unitedit.
Pasi ishte pjesë e aksionit në golin e parë, të realizuar nga Mohamed Salah, Shaqiri në minutën e 78-të bëri pasim mjeshtëror për Salahun që realizoi për 2:0.
Shaqiri nga distanca gjeti në zonë Salahin që shfrytëzoi “dhuratën”.
Shaqiri po kthehet në formë dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Liverpoolin. Pas këtij asisti, Shaqiri është zëvendësuar nga trajneri Klopp me Roberto Firminon.