Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri thellon krizën e Liverpoolit

Leicester City ka arritur fitore me përmbysje ndaj Liverpoolit me rezultatin 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të shumta nga të dyja ekipet por rezultati nuk ndryshoi.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe ku u shënuan katër gola.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët kur pas një asistimi fantastik të Roberto Firminos, egjiptiani, Mohamed Salah shënoi për 1:0. Në minutën e 79-të James Maddison, barazoi rezultatin në 1:1 nga goditja e dënimit.

Vetëm tre minuta më vonë vendasit kaluan për herë të parë në epërsi me Jaime Vardyn, që përfitoi nga një gabim i portierit Alisson Becker për 2:1.

Nikoqirët në minutën e 85-të ngritën epërsinë në 3:1 pas një kundërsulmi të shpejt me Harvey Barnes.

Në këtë ndeshje në minutën e 87-të u inkuadrua Xherdan Shaqiri.

Artikuj të ngjashëm