Mohamed Salah e shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin për fitoren e Liverpoolit në derbin ndaj Chelseat.
Liverpooli e mposhti Chelsean 2:1 në “Anfield”, në kryendeshjen e xhiros së tetë të Premier Leagues angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalah të dielën mbrëma ishte i saktë nga penalltia pas afro gjysmë ore lojë për rezultatin 1:0.
Chelsea u kthye në lojë me golin e Nicolas Jacksonit në minutën e 48-të.
Vetëm tre minuta më vonë, Curtis Jones e kaloi në epërsi Liverpoolin sërish me asistim të egjiptianit Salah.
Ishte edhe goli që e vendosi sfidën.
Salah ka shënuar e asistuar në 34 ndeshje të Premier Leagues. Para tij në këtë statistikë është vetëm Wayne Rooney, që këtë sukses e ka arritur në 36 ndeshje.
Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon ende ta kryesojë tabelën me 21 pikë.
Chelsea në vendin e gjashtë mbetet me 14 pikë.