Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gnabry nuk e pranon as ofertën e radhës

Gnabry refuzon vazhdimin e kontratës

Negociatat për vazhdimin e kontratës së Serge Gnabryt me Bayern Munichun po bëhen gjithmonë e më të vështira.

Ashtu siç raporton gazeta gjermane “Bild” të shtunën, kampioni i Gjermanisë e ka përmirësuar ofertën e radhës për 26-vjeçarin, i cili e festoi titullin e katërt me Bayernin vikendin e kaluar.

Aty është përfshirë përmirësimi i pagës, dhe ai mund të përfitojë nga 17 deri në 19 milionë euro.

Kontrata aktuale e Gnabryt përfundon në vitin 2023.